Nga Gloria Callarelli
Gjithçka nis me miratimin, në vitin 2017, nga qeveria e Paolo Gentilonit, të të ashtuquajturave ZES (Zona Ekonomike Speciale), të cilat përfaqësojnë mundësi të vërteta për krijimin e enklavave në territorin italian, të servirura në një pjatë të argjendtë për investitorët e huaj.
Paolo Gentiloni, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Komisioner Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare në Komisionin Von der Leyen nga viti 2019 deri në vitin 2024, ishte asokohe Kryeministër i Republikës Italiane. Mattarella i besoi atij detyrën për formimin e një qeverie të re. Ai qëndroi në detyrë për dy vjet, nga 2016 deri në 2018, dhe pati kohë të mjaftueshme për të shkaktuar dëme të mëdha: për shembull, të vendoste dymbëdhjetë vaksinat e detyrueshme të reformës Lorenzin, si edhe të hidhte bombën shkatërruese të përmendur më sipër mbi sovranitetin territorial italian, i cili iu shit kësisoj, bashkë me bukuritë dhe veçantitë e tij, spekullatorëve të pasurive të paluajtshme dhe biznesmenëve nga e gjithë bota.
Abruco, Kampania, Kalabria, Sicilia Perëndimore, Sicilia Lindore, Sardenja, zona e Adriatikut dhe Jonit (veçanërisht Pulja). Që nga viti 2024 është krijuar një ZES e vetme e madhe për Italinë e Jugut dhe sot kjo zonë është zgjeruar madje edhe në Marke dhe Umbria.
Objektivi i shpallur zyrtarisht ishte nxitja e zhvillimit ekonomik të Italisë së Jugut. Në të vërtetë, operacioni shërbeu për t’u hapur dyert e Italisë grabitqarëve miliarderë, korporatave shumëkombëshe dhe pseudo-filantropëve. Duke shfrytëzuar ZES-in, këto grupe, sioniste madje, po depërtojnë pothuajse kudo në territorin italian.
Kështu, ndërsa në Shqipëri e gjithë bota po lëviz për të ndalur çiftin sionist Kushner–Ivanka Trump, që dëshiron ishullin e Sazanit për të krijuar një resort luksoz (sipas versionit zyrtar), në Itali sulmet janë të shumëfishta por kalojnë të gjitha pa u vënë re.
Vlen të ndalemi te ajo që po ndodh në Pulja, e cila, rastësisht, ndodhet në vijë ajrore vetëm pak hapa larg Shqipërisë. Në Salento, deri pak muaj më parë, shpërtheu skandali i “kolonisë” izraelite. Po, është shkruar pikërisht kështu, prandaj mos na akuzoni menjëherë për antisemitizëm: projekti mbante pikërisht këtë emër.
Bëhej fjalë për një komunitet të vetëmjaftueshëm, i cili do të kishte në dispozicion banesa sigurisht, por edhe shkolla, struktura shëndetësore dhe toka të punueshme. Pra, nuk ishte thjesht një projekt imobiliar. Falë Zotit, çështja shpërtheu në media, shkaktoi polemika dhe “kolonia” u bllokua.
Në Ostuni, qytet përballë Sazanit, – një kompani e kontrolluar nga Bill Gates, Four Seasons, e cila zotëron një zinxhir hotelesh luksoze, – ka menduar gjithashtu të menaxhojë një strukturë gjigante. Pas kompanisë Merletto, që duhet të realizojë blerjen, qëndrojnë fondet që lidhen me Omnam, në pronësi të financierit izraelit Yaniv Medalsy.
Mbahuni këtu: Medalsy duket se luan rolin e ndërmjetësit mes gjigantëve të ndërtimit dhe politikës. Në fakt, kushëriri i Presidentit të Asamblesë Rajonale të Sicilisë, Galvagno, dhe këshilltari bashkiak i Fratelli d’Italia në Katania, Giovanni Magni, djali i një bosi mafioz, janë ortakë me 18 për qind të aksioneve në një qendër sportive, selia ligjore e së cilës ndodhet në të njëjtën adresë me të paktën dy kompani të nipit të sipërmarrësit Mario Rendo (edhe ky i akuzuar më parë për lidhje me mafian). Ata menaxhojnë aktivitetet në kompleksin hotelier pranë Taorminës, i cili tashmë ndodhet në duart e të njëjtit menaxher izraelit, nëpërmjet një kompanie të regjistruar në Qipro.
Ky person, në rrjetin e ndërlikuar të kompanive për të cilin po flasim, duket se është i lidhur me De Sanctis Costruzioni, kompani që nga ana e saj lidhet me Domenico “Mimmo” Costanzo të Tecnis dhe Cogip, të përfshirë në hetimin “Dama Nera” të vitit 2015. Ai hetim çoi në rreth dhjetë arrestime dhe zbuloi një skemë ryshfetesh dhe favorizimesh të paligjshme të dhëna nga disa drejtues të ANAS-it kompanive të ndërtimit në këmbim të kontratave publike.
Duke iu rikthyer së tashmes, Autoriteti i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Pulja ka bllokuar për momentin të gjithë projektin për shkak të parregullsive të rënda, duke shpërfillur qëndrimin e Rajonit, i cili i ka futur “veshët në lesh” si pazarxhi, e mbase është i lumtur të ketë një “këmbë” të Bill Gates në territorin e vet.
Sigurisht që ekziston një përkim rrethanash që do të krijonte një ndikim global në Ngushticën e Otrantos, e cila, në fakt, do të shndërrohej në një territor të dominuar nga sionistët. Të mos harrojmë se bëhet fjalë për një arterie jetike për mallrat që mbërrijnë dhe nisen nga portet italiane të Barit dhe Brindisit drejt Greqisë, por mbi të gjitha drejt Turqisë dhe Kanalit të Suezit. Një perspektivë shqetësuese, nëse mendojmë se disa sionistë flasin tashmë për një luftë kundër Egjiptit dhe Turqisë, pas asaj kundër Libanit dhe Iranit.
Rasti më i fundit është ai i Sardenjës. Grupi brazilian JHSF Participações, që qëndron pas kompanisë Tavolara Bay dhe që synon të marrë në dorë një pjesë të Sardenjës për të ndërtuar një qendër gjigante luksoze me pishina, restorante, impiante sportive dhe kush e di çfarë tjetër, është në pronësi të Zeco Auriemo, një sipërmarrës i nivelit të lartë, lidhjet e të cilit me botën sioniste konsiderohen të mirëdokumentuara.
Dalja e tij e fundit publike në Brazil ishte në një mbrëmje gala të organizuar nga familja e bankierëve hebrenj Safra, me origjinë nga Libani dhe Siria. Edmond Safra figuronte në “Black Book” të Jeffrey Epstein. Pak rëndësi ka kjo: Edmond Safra vdiq në vitin 1999, në të njëjtin vit kur Epstein u akuzua për herë të parë për aktivitetet e tij të paligjshme, në një zjarr misterioz në Monako. Babai i tij, Jacob Safra, u përpoq të bënte investime në sektorin imobiliar së bashku me Epstein. Kaq mjafton.
Në Sardenjë, Rajoni po e kundërshton projektin, por jo Bashkia e Loiri Porto San Paolo, e cila, papritur, e ka deklasifikuar zonën, duke e kaluar nga një zonë e paprekshme në një zonë lehtësisht të shfrytëzueshme. Edhe këtë herë ka një kundërshtim nga Autoriteti i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, por, – e tmerrshme, – qeveria Meloni ka ndërhyrë duke i dhënë dritën jeshile, përmes ZES-it, privatizimit të kësaj zone.
Në çdo rast, ajo që duket qartë është një shpërngulje e vazhdueshme. E shohim këtë në Valsesia, në zemër të Piemontes, ku rreth njëqind familje izraelite janë vendosur në Varallo Sesia. Mjekë, shkencëtarë dhe profesionistë që kanë marrë nën kontroll zonën.
Madje, ideja për të ardhmen është krijimi i një poli teknologjik të përqendruar te siguria kibernetike dhe inteligjenca artificiale. Të gjitha këto janë fusha shumë të kërkuara sot në Lindjen e Afërt – mjafton të përmendet, për shembull, manjati i industrisë së luftës Peter Thiel. Mesa duket, mijëra të vdekurit në Rripin e Gazës (përfshirë edhe fëmijët) dhe në gjithë rajonin nuk kanë rëndësi: në fund të fundit, biznesi mbetet biznes.
Që paratë janë të djallit, kjo është gjë e njohur. Prandaj, nëse dikush beson vërtet se i gjithë ky pushtim sionist mund ta ndihmojë ekonomikisht vendin tonë, mbetet thjesht një i mashtruar. Sepse, siç ka thënë Henry Ford: “Nëse paratë janë shpresa jote për pavarësi, nuk do ta kesh kurrë atë.”




